Zëvendësministri Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë, nën shoqërinë e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të hënën kanë zyrtarizuar fillimin e punës së zyrës për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve.
Qëllimi i kësaj zyre është avancimi i mbrojtjes së drejtave të udhëtarëve të ANP “Adem Jashari”.
“Stafi i Ministrisë së Infrastrukturës do të jetë në shërbim të qytetarëve, çdo ditë të javës. Ndërkaq ankesat dhe kërkesat mund të parashtrohen edhe përmes numrit të telefonit (+381) 038 200 28 105, apo email adresës [email protected].”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Kjo nismë do të pasohet edhe me hapa të tjerë drejt rritjes së efikasitetit të udhëtimit për pasagjerët.
-
MI-ja bëhet me zyre për monitorim të të drejtave të pasagjerëve brenda aeroportit
-
Brenda sfidave të punës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”
-
“Self check-in”, shërbimi më i ri në Aeroportin e Prishtinës
-
Dyshohet për shpërthim të mundshëm në Aeroportin “Adem Jashari”
-
Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës