Qytetarët e Gjakovës kanë nisur protestën qysh në orën 08:00 të mëngjesit, në kohën kur pritet që qytetarë serbë të kryejnë pelegrinazh në këtë qytet, raporton KTV.

Ata të cilët ende po i kërkojnë familjarët e tyre të pagjetur, kanë paralajmëruar se thirrja e tyre për këtë protestë të sotme, nuk ka të bëj me besimin e tyre, porse në mesin e pelegrinëve serbë ka persona që ua njohin të bëmat gjatë luftës.
Kjo ishte paraprakisht thirrja për protestë:
Sërish erdh janari, sërish presim të vjen një grup serbësh në qytetin e Gjakovës me datën 6. Ne, qytetarët e Gjakovës, nuk kemi problem me besimin e tyre e as me të drejtën e tyre për të bërë pelegrinazh, siç interpretohet nga ta. Problemin që kemi ne është se në mesin e tyre ka persona të cilëve ne ua njohim të bëmat gjatë luftës. Ata kanë emër e mbiemër. Por, jemi dëshmitarë se të njëjtit nuk janë hetuar, gjykuar, e dënuar, për këto të bëma. Në këto rrethana kur heshtja institucionale ka shtuar krip në plagët tona, vizita e tyre në qytetin që e lanë me gjak dhe e bënë shkrumb e hi është provokim. Nuk mbetet rrugë tjetër përpos protestës qytetare. Prandaj, ne, qytetarët e Gjakovës, u bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të na bashkohen ditën e diel, me datën 6 janar, tek rruga “Mbretëresha Teutë,” nga ora 8:00 në mëngjes. Edhe këtë vit do të protestojmë paqësisht. Dalja jonë dëshmon se Gjakova nuk ka harruar. Dalja jonë dëshmon se Gjakova kërkon drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga regjimi serbë kudo në Kosovë. Gjakova NUK harron!Gjakova kërkon drejtësi!
-
Serbët kontrollohen në hyrje të Gazimestanit, Policia ka kërkesa për pjesmarrësit
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë
-
Një i vrarë dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
-
Protestë në Graçanicë pas arrestimit të zyrtarëve që kërcënuan votuesit
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare