Që nga paslufta mëngjesin e çdo 6 janari, Asllan Smajli e kalon para Kishës Ortodokse në Gjakovë.
Smajli ka 20 vjet që jeton me mallin për vëllain dhe nipin, të cilët i humbi gjatë luftës në Kosovë, raporton KTV.
Ai këtë të hënë, iu bashkua familjarëve të tjerë që po kundërshtojnë vizitën tradicionale të pelegrinëve serbë.
Për qytetarët e Gjakovës, vizita eventuale e pelegrinëve serbë shihet si provokim.
Sipas tyre, disa serbë që vijnë nën petkun e pelegrinit, kanë kryer vrasje e kanë shkatërruar qytetin gjatë luftës.
Kërkojnë gjithashtu që politikanët e vendit të bashkohen dhe të ngritin zërin për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Edhe
Nis në Gjakovë protesta kundër vizitës së pelegrinëve serbë
Pas konfirmimit nga ana e Policisë së Kosovës se pelegrinët nuk do të vijnë në Gjakovë, qytetarët u shpërndanë.
Protesta kundër vizitës së pelegrinëve që shpesh kanë përfunduar me dhunë, në Gjakovë janë organizuar çdo vit që nga paslufta.
-
Nesër protestohet në Gjakovë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, të dyshuar për krime lufte
-
Paralajmërohet protestë në Gjakovë për 6 janar kundër “kriminelëve serbë nën petkun e pelegrinëve”
-
Buxhovi për Vidovdanin: Pak pelegrinë e më shumë militantë të porositur
-
27 vjet nga masakra e Kralanit në Gjakovë