Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Buxhovi për Vidovdanin: Pak pelegrinë e më shumë militantë të porositur

Jusuf Buxovi

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se të gjitha veprimet që i bëjnë serbët çdo vit në festimet e Vidovdanit në Kosovë janë të orkestruara drejtpërdrejt nga Serbia, gjegjësisht nga Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave.

Buxhovi në emisionin “Konfront” në KTV, theksoi se krahasuar me vitet e kaluara, nuk ka shumë pelegrinë që vijnë në këto festime pasi sipas tij tash vijnë kryesisht militantë të porositur e paguar.

Shënimi i sivjetmë i Vidovdanit u përcoll me disa të arrestuar nën dyshimin se kanë provokuar duke kënduar këngë nacionaliste kundër shtetit të Kosovës.

Këndimin e këtyre këngëve, Buxhovi e quajti bazë për ndërhyrje nga Policia e Kosovës.

“Krahasuar me vitet e kaluara, tash kemi shumë pak pelegrinë që vijnë në Kosovë sepse tash vijnë militantë, janë të porositur e paguar, nuk kanë lidhje me atë që bëjnë. Kishte bazë të zhvillohet ndërhyrje nga Policia e Kosovës kur këndohet në kor ‘edhe 1000 vjet do të vijmë derisa Kosova të jetë e jona’, kjo është nxitje e urrejtjes. Pati një rast kur një nënë e kishte sjellur një fëmijë 2-3 vjeç në festime dhe në ato temperatura, pra duanin të dërgonin mesazh sepse në përgjithësi janë të porositur, të organizuar”, ka deklaruar Buxhovi.

Edhe Serbët festojnë Vidovdanin duke provokuar, ndalohen disa prej tyre LAJMET E MBRËMJES Serbët festojnë Vidovdanin duke provokuar, ndalohen disa prej tyre

Tubimi i serbëve në Gazimestan për festimet e Vidovdanit, të dielën është përmbyllur me disa të arrestuar. Arrestimin e tyre, Lista Serbe e cilësoi si përpjekje për frikësim.

Ndërsa peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Ilarion, u ka bërë thirrje serbëve që të mos heqin dorë nga Kosova, përndryshe sipas tij, do të jenë të mallkuar në shekujt e ardhshëm