Qytetarët e Gjakovës kanë paralajmëruar protestë paqësore për të kundërshtuar vizitën e pelegrinëve serbë në Gjakovë, të cilët janë të dyshuar për krime lufte.
Përmes një njoftimi, organizatorët kanë thënë se nuk kanë problem me besimin e pelegrinëve, por me të bëmat e tyre.
“Problemin që kemi ne është se në mesin e tyre ka persona të cilëve ne ua njohim të bëmat gjatë luftës. Ata kanë emër e mbiemër. Por, jemi dëshmitarë se të njëjtit nuk janë hetuar, gjykuar, e dënuar, për këto të bëma. Në këto rrethana kur heshtja institucionale ka shtuar kripë në plagët tona, vizita e tyre në qytetin që e lanë me gjak dhe e bënë shkrumb e hi është provokim”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Nën motot “Gjakova nuk harron” dhe “Gjakova kërkon drejtësi”, protesta pritet të mbahet të dielën, me fillim nga ora 08:00 tek rruga “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë.

-
Nis protesta në Gjakovë kundër pelegrinëve serbë
-
Gjakova sërish do të protestojë paqësisht kundër pelegrinëve serbë të dyshuar për krime
-
Nis në Gjakovë protesta kundër vizitës së pelegrinëve serbë
-
Nesër protestohet në Gjakovë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, të dyshuar për krime lufte
-
Paralajmërohet protestë në Gjakovë për 6 janar kundër “kriminelëve serbë nën petkun e pelegrinëve”