Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis protesta e banorëve të disa fshatrave në Ferizaj

Banorët e fshatrave Bablak, Tërrn, Koshare dhe Luboc të Ferizajt, kanë nisur protestën me kërkesën e tyre për asfaltimin e një rrugës së Tërrnit.

Protesta po mbahet në kryqëzimin e rrugës Babushi i Ri ku edhe është bllokuar magjistralja Prishtinë-Ferizaj, raporton KTV.

I pranishëm në protestë është edhe deputeti Labinot Tahiri.