Qytetarët e Ferizajt janë ankuar se shenjat e komunikacionit të dëmtuara gjatë periudhës së fundit kohore nuk po rregullohen nga askush.
Qytetarët madje kanë dërguar edhe fotografi rreth kësaj çështje derisa shenjat janë dëmtuar në rrugën tek rrethrrotullimi afër Kazermës së FSK-së në Ferizaj dhe në drejtim të fshatit Nerodime, raporton "Koha Ditore".
Rreth kësaj çështje gjatë së martës nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Ferizaj, Labinot Tahiri.
“Përgjegjësit e rrugëve apo shenjave për këmbësorët dhe të veturave, ju lutemi të dilni e t’i ndërroni këto shenja dhe dilni më shpesh kontrolloni sepse do ua postoj për çdo ditë. Një ditë apo dy lejohen, ama një javë jo”, ka shkruar midis të tjerash Tahiri, duke shpjeguar se tabelat janë dëmtuar te rrethrrotullimi i Kazermës Ushtarake në rrugën Koshare-Ferizaj dhe në Nerodime në drejtim të Bifurkacionit.
-
Tre muaj kohë Komisionit për finalizimin e riemërtimit të rrugëve në Ferizaj
-
Nis protesta e banorëve të disa fshatrave në Ferizaj
-
Dëmtohen shenjat e trafikut nga predhat e armëve në Zllash të Prishtinës
-
Tahiri për problemet me rrymë: Na rikthyen në vitin 2000
-
Qytetarët në Ferizaj kërkojnë mbylljen e gropave në qytet