Shiu nuk i ka ndalur banorët e fshatrave Bablak, Lubovc, Tërn, Koshare dhe Slivovë të Ferizajt, të shprehin pakënaqësitë e tyre për problemet me rrugët.
Ata bllokuan magjistralen “ Ferizaj-Shtime ” për rreth 30 minuta, duke protestuar për moskujdesin e institucioneve për atë pjesë. Paralajmëruan se nuk do t’i ndalin protestat nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre nga ana e kryeministrit, raporton KTV.
Nga Prishtina, kryeministri Haradinaj shkoi t’i takonte protestuesit, të cilët paraprakisht u udhëzuan që të mos ofendonin kryeministrin.
Haradinaj u tha qytetarëve që Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’u krijojë lehtësira të gjithë banorëve të këtyre fshatrave dhe qasje në rrugët magjistrale.
Kjo rrugë, e cila lidh këto fshatra të Komunës së Ferizajt, ka 43 vjet që nuk është riparuar as nga niveli komunal, e as nga ai qendror.
-
Haradinaj: Qeveria do të angazhohet që të gjendet një zgjidhje për banorët e fshatrave të Ferizajt
-
Qytetarët ankohen për rrugë vështirë të kalueshme, Ministria apelon për kujdes
-
Gropat vështirësojnë qarkullimin në rrugët regjionale që lidhen me Ferizajn
-
Protesta për vonesat në përfundimin e rrugës Gjilan-Bujanoc
-
Banorët e dy fshatrave kërkojnë riparimin e rrugëve pas ndërtimit të hekurudhës