Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis procesi i vaksinimit në institucionet korrektuese

Në institucionet korrektuese të vendit ka nisur vaksinimi me dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se gjatë së hënës janë vaksinuar 759 të burgosur, ku 710 prej tyre kanë marrë vaksinën Pfizer, ndërsa 49 atë të AstraZenecas.

SHKK-ja shkruan se vaksinimi ishte me vetdëshirë, derisa pos të burgosurve, janë vaksinuar edhe 282 pjesë e stafit. 281 kanë marrë Pfizerin ndërsa vetëm një atë të AstraZenecas.

“Procesin e vaksinimit të të burgosurve e ndoqën nga afër, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani dhe Drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Milazim Gjocaj.