Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës e Shqipërisë, apelojnë për kujdes

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur sot patrullimet e përbashkëta.

Në një ceremoni simbolike patrullimet kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Vërmicë.

Me këtë rast, drejtorët e Policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli Sabedin Mehmeti dhe nga Shqipëria, Mitat Tola kanë thënë se këto patrullime janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy policive.

"Kemi tri ekipe patrulluese dhe këto do të ndryshojnë varësisht prej nevojës", ka thënë Sabedin Mehmeti, drejtor i Policisë rrugore në Kosovë, transmeton kp.

Ndërkaq homologu i tij nga Shqipëria, Mitat Tola pati edhe një porosi për gjithë ata qe ia mësyjnë bregdetit shqiptar.

Edhe Fillon patrullimi i përbashkët i policëve të Kosovës dhe Shqipërisë Arbëri Fillon patrullimi i përbashkët i policëve të Kosovës dhe Shqipërisë

"Ne nuk jemi këtu për ta ndëshkuar askënd por për të parandaluar...keni kujdes, mos vozitni kur pini alkool, vëni rripin e sigurisë, ngadalësojeni shpejtësinë", ka thënë ai.

Ky është viti i tretë i patrullimeve të përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri në sezonin veror.