Sot fillojnë patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
“Më datë 01.07.2018, turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të filluar patrullimet e përbashkëta. Fillimit të patrullimeve të përbashkëta do t’i paraprijë takimi i cili do të mbahet në ora 10:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmice, nga ku pastaj së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Fillon patrullimi i përbashkët i policëve të Kosovës dhe Shqipërisë
-
Rikthehet patrullimi i përbashkët i policisë së Shqipërisë dhe Kosovës
-
Nis patrullimi i Policisë së Kosovës në Shqipëri
-
Nesër fillon patrullimi i përbashkët mes policëve të Kosovës dhe Shqipërisë
-
Nis patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës e Shqipërisë, apelojnë për kujdes