Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës do të udhëtojnë për në Shqipëri nesër, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm të dy shteteve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.
Kjo lëvizje vjen si vazhdimësi e viteve të kaluara të patrullimit të përbashkët gjatë sezonit të verës.
"Turni i parë i zyrtarëve policorë të Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë, nesër. Konferenca për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policorë do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim", ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ky bashkëpunim i policive të dy shteteve ka kohë që funksionon gjatë sezoneve të verës, por vjet, shkaku i pandemisë, nuk u realizua.
-
Policia e Kosovës këtë verë në rrugët e Shqipërisë
-
Policia e Kosovës e ajo e Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik
-
Policia e Kosovës do ta ndihmojë atë të Shqipërisë në patrullime rrugore gjatë sezonit turistik
-
Fillon patrullimi i përbashkët i policëve të Kosovës dhe Shqipërisë
-
Të hënën mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë, policia del me njoftim