Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët të hënën e 20 qershorit, e cila do të organizohet në Kosovë.
Policia ka njoftuar se me ardhjen e përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, disa rrugë të kryeqytetit nuk do të jenë të lira për qarkullim në intervale të shkurta kohore të dielën pasdite dhe të hënën.
“Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites dhe nesër sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, policia ka njoftuar se do të angazhohen zyrtarë të njësiteve relevante.
-
Nis seanca e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipëri
-
Vizita e Ramës, Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të trafikut
-
Policia me njoftim për vizitën e presidentit të Shqipërisë
-
Rikthehet patrullimi i përbashkët i policisë së Shqipërisë dhe Kosovës
-
Policia e Kosovës e ajo e Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik