Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis ndërtimi i rrugëve në Hade të Re

Ka nisur ndërtimi i rrugëve të lagjes Hade e Re në Obiliq.

Rrugët kanë gjatësi totale mbi 6 kilometra, kurse realizimi i projektit ka kosto rreth dy milionë euro. Financimi bëhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Obiliqit.

Në njoftim të MI-së, thuhet se ky projekt do të ketë ndikim në jetën dhe zhvendosjen e qytetarëve të kësaj lagje.

Ministri Pal Lekaj është zotuar se ky nuk do të jetë projekti i fundit për Obiliqin. Ai ka thënë se kjo komunë do të marrë pamjen që meriton.

“Kurse duke folur për Ligjin e Obliqit, ministri Lekaj deklaroi se ka qenë insistim i kryeministrit Haradinaj që ai ligj të aprovohet në kuvend, në mënyrë që ky qytet dhe qytetarët e tij ta fitojnë statusin që e meritojnë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm