Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri, si dhe familjarë kanë vënë gurthemelin për ndërtimin sheshit "Adem Preniqi", i cili do të realizohet në hapësirën e ish-objekteve të beqarëve në qytetin e Obiliqit.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi thotë se realizimi i këtij projekti do të bëhet për 9 muaj, ndërsa shton se vlera e tij është afër 1 milion euro.
“Është projekt që do të realizohet në një hapësirë 1 hektar e 14 ari. Vlera totale e projektit është 989 mijë euro, ndërsa parashihet të realizohet për 9 muaj”, ka thënë Gashi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë ky park do ta mbajë emrin e një atdhedashësi të kësaj komune/KsP.

-
Kryetari i Obiliqit flet për projektet e mandatit të tretë
-
Obiliqi shpalos projektet që ka realizuar për të rinjtë
-
Në Obiliq fillon rrënimi i objekteve që nuk plotësojnë kushtet për banim
-
Komuna e Obiliqit ndau bursa për 58 nxënës dhe 124 studentë, vitin tjetër ndërtohet biblioteka
-
Obiliqi e Prishtina, fqinj jo të mirë - kryetari Thaçi paralajmëron kryetarin Rama