Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, njoftoi të martën se ka nisur ndërtimi i çerdhes “Xixëllonjat”, në lagjen “Pejton”.
Ajo shkroi në Facebook se objekti i ri do të jetë afro 3.000 metra katrorë dhe pritet t’i akomodojë 200 fëmijë.
“Jemi plotësisht të përkushtuar që të sigurojmë qasje për sa më shumë familje të Prishtinës në edukim të hershëm dhe në ambiente sa më miqësore për fëmijë. Ma gjallë, ma bukur e ma shumë shërbime”, ka shkruar Musmurati.
Drejtoresha e Arsimit theksoi se rrënimi i objektit të vjetër nisi të hënën, ndërsa kontrata për punimet e reja u zhbllokua pas disa viteve.