Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ka hapur Zyrën e pensioneve në Komunën e Mamushës.
Sipas një njoftimi për media kjo Ministri ka filluar hapjen e Zyrave të Pensioneve në lokalitete të ndryshme, siç thuhet, me qëllim të ofrimit të shërbimeve për pensionistët në qendrat më të vogla të banimit.
Këto zyra thuhet se synojnë shmangien e udhëtimit të pensionistëve nga këto lokalitetet në qytetet e mëdha dhe marrjen e shërbimeve afër vendbanimeve të tyre.
“Sot është hapur zyra e parë e tillë në Mamushë, në bashkëpunim me Komunën e Mamushës, komuna e cila ka siguruar hapësirën e nevojshme për këtë zyre. Kjo zyre fillimisht do të jetë e hapur së paku 2 ditë në muaj me orar të plotë dhe do të ofrojë shërbime për mbi 300 pensionistë që gjinden në këtë Komunë si dhe në fshatrat përreth kësaj komune siç Medveci, Napërbishti dhe fshatrat tjera”, thuhet në njoftim.
Ministria thuhet se do të vazhdojë hapjen e zyrave të tilla edhe në komunat e tjera të Republikës së Kosovës, për të lehtësuar ofrimin e shërbimeve për të gjithë pensionistët.
-
Nis procesi i pilotimit për lajmërimin në shtëpi për pensionistë
-
Pensionistëve u mundësohet paraqitja fizike edhe këtë fundjavë
-
Qindra pensionistë pa pension shkaku i moslajmërimit, udhëzohen t’i ndjekin rrugët ligjore
-
Ministria e Financave thotë se jo të gjitha kategoritë e pensionistëve janë të liruar nga paraqitja
-
Zyrat e paarritshme