Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar me procesin e pilotimit të lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85-vjeç dhe mbi, për rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, që nga fillimi i procesit ka pranuar emaila me të dhënat e pensionistëve.
“Ekipet mobile kanë filluar me realizimin e vizitave, ku të gjithë pensionistët që kanë plotësuar kriteret janë lajmëruar dhe të dhënat janë përditësuar në sistemin e integruar të Pensioneve. Ftojmë pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit [email protected]”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Prishtinë, ekipet mobile do të verifikojnë pensionistët mbi 85 vjeç nëpër shtëpi
-
Qindra pensionistë pa pension shkaku i moslajmërimit, udhëzohen t’i ndjekin rrugët ligjore
-
Ministria e Financave thotë se jo të gjitha kategoritë e pensionistëve janë të liruar nga paraqitja
-
Shpërfillet gjykata, pensionistët detyrohen të dëshmojnë se janë gjallë
-
Nuk zbatohet vendimi që i liron pensionistët nga obligimi për të dëshmuar se janë gjallë