Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë.
“Konkretisht, me datën 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë të premten.
Ky vendim, sipas njoftimit është marrë bazuar në fluksin e madh të përfitueseve që janë lajmëruar në ditët e fundit, si dhe me qëllim që asnjë përfitues, që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë.
“Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton të gjithë përfituesit e këtyre skemave që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta kryejnë këtë obligim ligjor deri më 12.08.2022, të bëjnë në dy ditët në vijim”, përfundon njoftimi.
-
Ministria e Financave tregon se deri kur pensionistët mund të bëjnë paraqitjen fizike
-
Ministria e Financave thotë se jo të gjitha kategoritë e pensionistëve janë të liruar nga paraqitja
-
Ministria e Financave u bën thirrje pensionistëve të kenë kujdes nga mashtrimet
-
MF-ja u bën thirrje pensionistëve që të kenë kujdes nga mashtruesit
-
Ministria fton pensionistët të aplikojnë për kalim në pension parcial kontributdhënës