Ministria e Financave ka paralajmëruar përfituesit e skemave pensionale që të kenë kujdes për disa informata të rreme që po qarkullojnë.
Ministria ka thënë se ditëve të fundit, zyrat e pensioneve janë duke i frekuentuar një numër i konsiderueshëm i pensionistëve, me kërkesa për vërtetime apo vendime që dëshmojnë se të njëjtit janë përfitues të pensioneve. E, sipas MF-së, atyre po u thuhet nga dikush se do t’u sigurojnë mjete monetare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas informatave që kemi siguruar, persona të papërgjegjshëm janë duke kërkuar dokumentacion dhe autorizim nga pensionistët me premtimin se do t’u sigurojnë përfitimin e shumave të caktuara monetare”, ka njoftuar Ministria e Financave përmes një komunikate.
MF-ja ka theksuar se informatat e tilla nuk janë të sakta dhe konsistojnë në informatë të rremë me tendencë të mashtrimit.
“Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton qytetarët të kenë kujdes nga informatat e rreme që po qarkullojnë këto ditë që për theks kanë keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë. Po ashtu, ftojmë përfituesit e skemave pensionale që të kenë kujdes lidhur me dokumentacionin dhe autorizimin e bërë tek palët e treta, meqë mund të cenohet privatësia e të dhënave të tyre”, thuhet në njoftim.
MF-ja ka kërkuar nga përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare dhe t’i shmangin njoftimet e shërbimet e tjera jozyrtare.
LEXO EDHE: