Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, përveç aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprën penale të krimit të organizuar, tashti hetohet edhe për një tjetër vepër penale: atë të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, i cili hetim është nisur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.
Ai dyshohet se më 2012, në mënyrë të jashtëligjshme kishte nënshkruar marrëveshjen e partneritetit publik- privat (PPP) për themelimin e ndërrmarjes së përbashkët aksionare “Eco Higjiena”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këtë e ka konstatuar ekspertiza financiare e kërkuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, e cila nxjerr në pah se kompania private “Eco Vizion”, e cila kishte hyrë në partneritet me komunën nuk është themeluar nga firma austriake “Moser Group” ashtu siç ishte pretenduar nga ish-qeverisja komunale e Gjilanit por edhe nga ortakët austriakë, mirëpo ishte themeluar nga individët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Gjilanit për marrëveshjen “Eco Higjiena”
-
Hetime të reja për keqpërdorime të ish-kryetarit të Gjilanit, Mustafa
-
Ish-kryetari i Gjilanit lirohet nga akuza e dyfishtë për të njëjtin rast
-
Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale për ish-kryetarin e Gjilanit
-
Ballafaqohet me përgjime, Mustafa e pranon se s’ishte në rregull komunikimi për tenderët