I dyshuari për krime lufte në Kosovë, Zoran Gjokiq, të enjten është paraqitur para Gjykatës në Prishtinë.
Në seancën e shqyrtimi fillestar, Gjokiqi deklaroi se është i pafajshëm për veprat që akuzohet.
Ai, sipas Prokurorisë, akuzohet se gjatë muajit mars dhe prill të 1991-1999-s, në lagjen Kristal të Pejës, ka shkaktuar vuajtje, frikësim, plaçkitje dhe vrasje ndaj popullatës civile.
I dyshuari për krime lufte, Zoran Gjokiq, ishte arrestuar në muajin shkurt të këtij
viti, në veri të Kosovës.
Në maj i është shtyrë masa e paraburgimit edhe për dy muaj, të cilën masë aktualisht po e vuan në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot nis gjykimi ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte në Kosovë
-
Supremja konfirmon dënimin e Gjokiqit për krime lufte në Kosovë
-
I akuzuari për krime lufte s’mund t’i konfirmojë datat e sakta të qëndrimit në Pejë
-
Gjykimi i Gjokiqit për krime lufte – dëshmitarët e identifikojnë atë
-
Nis gjykimi i të akuzuarit për krime lufte në Pejë, Zoran Gjokiq