Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj serbit Z.N. për krime lufte në Kosovë.
Siç ka njoftuar Prokuroria, Z.N. akuzohet se gjatë luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.N, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së. Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme. I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë - paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
-
Aktakuzë në mungesë ndaj një serbi për dhunë seksuale gjatë luftës
-
Aktakuzë në mungesë ndaj një serbi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë
-
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë
-
Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Gjakovë – vrasje, keqtrajtim e dëbim të shqiptarëve
-
Aktakuzë ndaj një shqiptari, dyshohet se me forcat serbe kreu krime lufte në Gjakovë