Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R, për veprën penale “Krim i Luftës kundër popullsisë civile”.
Prokuroria ka njoftuar se hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës 7–10 maj 1999, në qytetin e Gjakovës, i pandehuri ka marrë pjesë në sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare, duke vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë.
“D.R akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët më pas janë keqtrajtuar fizikisht, për dëbim të dhunshëm të popullsisë civile shqiptare nga lagjet e tyre, plaçkitje dhe shkatërrim të shtëpive në disa lagje të qytetit të Gjakovës”, thuhet në njoftim.
Aktakuza bazohet në dëshmi të viktimave dhe dëshmitarëve okularë, në identifikimin e të pandehurit përmes fotografive, raporte të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe prova të tjera materiale të mbledhura gjatë hetimeve, njoftoi tutje Prokuroria.
D.R. është aktualisht në paraburgim, ndërsa Prokuroria Speciale ka propozuar vazhdimin e paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes.
-
Aktakuzë për krime lufte ndaj një boshnjaku, akuzohet për vrasjen e tre shqiptarëve në Gjakovë
-
Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë-Kosovë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë
-
Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte, mori pjesë në vrasjen dhe djegien e një familjeje
-
Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy ish-policëve serbë, nën dyshimin për krime lufte në Gjakovë