Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ngrihen studentët e Shkodrës, shtojnë dy pika në kërkesat e tyre

Studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë dorëzuar sot dy kërkesa te Rektorati.

Ata kanë dy kërkesa kryesore. E para kërkesë ka të bëjë me zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Këshillin Studentor, duke thënë se përfaqësuesi aktual nuk i përfaqëson, kurse e dyta kërkesë e tyre është ajo që studentët e vitit të dytë të kalojnë në vitin e tretë me 25 pikë kredite dhe jo 30 pikë kredite, kërkesë kjo që vjen për arsye ekonomike. Studentët i dorëzuan kërkesat e tyre në mënyrë zyrtare në Rektorat dhe pritet që në mbledhjen e parë të Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të futet në rend dite.