Zyrtarisht ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. Ndërkohë që përveç Tiranës, po protestohet nga studentët edhe në Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Vlorë, bën të ditur Shqiptarja.
TIRANE-Studentët kanë bojkotuar sërish mësimin duke nisur marshimin drejt ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të protestuar. Qeveria u tërhoq dje duke shfuqizuar pikën 4 të ligjit nr. 288 të majit të 2018 për tarifën për kreditet për përsëritësit, ndërsa për tre pikat e tjera u njoftua ngritja e grupeve të punës (lexo këtu). Zyrtarisht ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.
Kërkesat zyrtare
1. Anulimi i pikës 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifat për kreditet për lëndët e mbartura (Pika e 4 e vendimit u shfuqizua nga qeveria)
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit. (grup pune për të negociuar)
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve. (grup pune për të negociuar)
Edhe
Studentët në Shqipëri sërish në rrugë, shtojnë edhe kërkesa të tjera
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. (grup pune për të negociuar)
Dy autobusa me studentë janë nisur nga Elbasani në mbështetje të protestës në Tiranë para godinës së ministrisë së Arsimit. Pjesa tjetër e studentëve të mbetur në Elbasan do të protestojë para universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
E ndërsa dje protestuan vetëm studentët e fakultetit Juridik, sot në protestë numri i studentëve në Universitetin e Shkodrës është më i madh.