Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët ultimatum Qeverisë: Keni afat deri të martën

Pavarësisht se është fundjavë, studentët kanë dalë sërish sot në protestë para Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Tiranë.

Në ditën e gjashtë të protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me politikën.

Protestës i janë bashkuar edhe studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të cilët kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.

“BalkanWeb” raporton se studentët kanë edhe mbështetjen e qytetarëve. Një grua është parë në rrugë teksa duartroket studentët që marshojnë.

{gallery}

Edhe Studentët në Shqipëri sërish në rrugë, shtojnë edhe kërkesa të tjera Arbëri Studentët në Shqipëri sërish në rrugë, shtojnë edhe kërkesa të tjera

Studentët janë shprehur se qeveria ka afat deri të martën për të plotësuar kërkesat e tyre.

“Jemi të gjithë të bashkuar. Do i kërkojmë ministrisë dhe qeverise të njëjtat kërkesa me 8 pika. Deri të martën është ultimatumi dhe të martën është protesta më e madhe e parë ndonjëherë”, tha një nga studentët.

Ata i druhen përçarjes së protestës nga grupe apo faktorë të jashtëm.

“Nuk na përçani, jemi të bashkuar”, brohorasin studentët.

KËRKESA E PLOTË E STUDENTËVE

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla

Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare

1. Përgjysmim i tarifës së studimi

Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%. 3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

Edhe Studentët në Tiranë, të ndarë në dy grupe, vijojnë protestën Arbëri Studentët në Tiranë, të ndarë në dy grupe, vijojnë protestën

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

PËRGJIGJIA E MINISTRES NIKOLLA:

Të nderuar studentë,

Në përgjigje të kërkesës suaj, nr 12520, datë, 07.12.2018, bashkëlidhur ju informojmë se:

Lidhur me pikën 1, 6 dhe 7 të kërkesës, për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë edhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posaçme të punës, me përfaqësues të këshillave studentore, MASR dhe institucioneve publike të arsimit të lartë.

Lidhur me pikat 2 dhe 3 të kërkesës, konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshime ligjore të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve, të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.

Lidhur me Pikën 4 dhe 5 të kërkesës, sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor dhe të studentëve të ciklit të lartë të tretë të studimeve përfshirë edhe gradën shkencore ‘Doktor’ tashmë është e garantuar ligjërisht.

Edhe Protestë e studentëve në Shqipëri, afat qeverisë që deri në orën 16:00 të përmbushë 8 kërkesat e tyre Arbëri Protestë e studentëve në Shqipëri, afat qeverisë që deri në orën 16:00 të përmbushë 8 kërkesat e tyre

Lidhur me pikën 8 të kërkesës, sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019, të gjithë studentët do të jenë të pajisur me kartën e studentit.

Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura.