Me shumë se gjysma e tabelave që janë vendosur dje në veri të Kosovës, të cilat kanë zëvendësuar tabelat në të cilat emrat e vendbanimeve shkruheshin vetëm në gjuhën serbe, janë ngjyrosur gjatë natës.
Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej shqip.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. “Janë ngjyrosur më shumë se gjysma”, ka theksuar Elshani.
Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore të enjten janë zëvendësuar me tabela në të cilat emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe.
Nga pamjet që i ka publikuar ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, shihej se janë larguar pllakat shënjuese të cilat ishin të shënuara vetëm në gjuhën serbe e janë zëvendësuar me të tjera që janë edhe në gjuhën shqipe.
Edhe
Vandalizohen tabelat me emërtime edhe në shqip të vendbanimeve në veri
Emërtimi Rashka është kthyer në Jarinjë. Në shqip janë shkruar edhe fshatrat Banjskë, Soçanicë e Rudar. Vendbanimet serbe që nga paslufta kanë qenë të shkruara vetëm në gjuhën serbe.
-
Sërish vandalizohen tabelat me emërtime edhe në shqip të vendbanimeve
-
Qeveria: Vendosja e tabelave në veri është në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin
-
Komisioneri i Gjuhëve thotë se është shkelur Kushtetuta me zëvendësimin e tabelave në veri
-
BE-ja për tabelat në veri: Vendimi të zbatohet pas konsultimeve me Komisionerin e Gjuhëve