Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2023.
Të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2023 kanë qenë 2,098,592 euro, e ndërkohë shpenzimet 1,381,285 euro.
Të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë qenë 723,169 euro, e ka shpenzuar 431,824 euro.
Partia Demokratike e Kosovës ka pasur 808,983 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 715,986 euro.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës figuron me 280,000 euro të hyra dhe 268,016 euro shpenzime gjatë 2023-s.
KQZ-ja ka theksuar se këto raporte janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.
Edhe
Publikohen raportet financiare, VV-ja me të hyra mbi 2 mln €, PDK-ja afro 1 mln e LDK-ja me mbi 700 mijë
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
KQZ-ja publikon raportet e partive: VV-ja për 3 muaj shpenzoi 700 mijë euro më shumë sesa kishte buxhet
-
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
-
Publikohen raportet financiare të partive, AAK-ja me më shumë shpenzime se të hyra
-
Të hyrat financiare të Vetëvendosjes më të larta se të tri partive opozitare së bashku