Qeverisja lokale e Gjilanit ka ngecur në regjistrimin e pasurive të komunës.
Raporti i Auditorit të Përgjithshëm ka evidentuar menaxhimin e dobët të regjistrave të pasurive, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tij, kjo mund të rezultojë në humbjen dhe përvetësimin e pasurive, si dhe vështirësimin e konfirmimit të ekzistencës së tyre.
Sipas të dhënave, vlera neto e pasurisë komunale kap shifrën 199 milionë e 228 mijë euro.
Ndërkaq qeverisja lokale edhe këtë vit nuk ka mundur që t’i regjistrojë në pasurinë e saj edhe dy shkolla të financuara nga Ministria e Arsimit, ngase ende nuk është transferuar pronësia tek komuna, por dhe nuk ka mundur të regjistrojë edhe disa pasuri të tjera.
Gjithashtu Auditori i Përgjithshëm ia kishte tërhequr vërejtjen Komunës edhe për mosimplementimin e sistemit të menaxhimit të pasurive i njohur si E-Pasuria, ku përmes këtij sistemi menaxhohen të gjitha pasuritë, siç janë asetet e materialet shpenzuese të komunës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Komunat me sisteme të pafunksionalizuara të e-pasurisë
-
Procedohen në gjykatë 10 borxhlinj të Komunës së Gjilanit
-
Auditori: Gjilani s`e ka përmbushur programin për investimet kapitale
-
Bie numri i nxënësve në Gjilan, mbeten shpenzimet e njëjta në arsim
-
Opozita e Gjilanit kritikon Komunën për humbjet financiare nëpër gjykata