Shuma e borxheve ndaj Komunës së Gjilanit për mospagesën e tatimit në pronë ka arritur në 7 milionë euro.
Drejtori i buxhetit në këtë komunë, Zijadin Maliqi, ka bërë të ditur se kanë angazhuar përmbaruesin privat dhe lëndët e borxhlinjve janë proceduar në gjykatë.
“Këtë vit i kemi dërguar përmes përmbaruesve 10 lëndë me vlera të mëdha dhe ende nuk kemi një rezultat, sepse këto lëndë gjenden në gjykatë. Po vlera e borxhit që kanë këto subjekte juridike është mbi 10 mijë euro. Nuk kemi marr masa ndaj atyre, të cilat kanë borxhe më të vogla. Do të procedojmë edhe me borxhlinjtë e tjerë, të cilët kanë borxhe deri në 40 mijë euro. Për komunën arkëtimi i borxheve është sfidë, sepse kanë mbetur nga viti 2003. Dhe këto borxhe nuk vjetërsohen dhe as nuk falen”, ka thënë ai.
Ai thotë se kanë arritur që të shpenzojnë mirë buxhetin komunal për investime kapitale, si dhe është realizuar mirë edhe arkëtimi i mjeteve financiare nga tatimi në pronë. “Deri më sot kemi arritur që për 10 për qind ta tejkalojmë planin vjetor. Pra, janë grumbulluar afro 1 milion e 600 mijë euro nga tatimi në pronë. Nga 1 milion e 440 mijë sa janë planifikuar kemi arritur që të realizojmë 1 milion e 600 mijë euro. Në këtë vit fiskal kemi arritur që të jetë viti më i suksesshëm për dallim nga vitet e kaluara. Ku për investime kapitale është shpenzuar 92 për qind e buxhetit deri tani. Nga 5 milionë e 880 mijë diku janë shpenzuar 5 milionë e 500 mijë”, ka thënë ai.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Hyseni: Gjilani ka problem me buxhetin por s’kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare
-
Mbi 3 milionë euro më shumë paguan 7 komuna për vendime gjyqësore e përmbarimore
-
Gjilani miraton kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro
-
Katër komuna s’arrijnë t’i arkëtojnë mbi 14 milionë euro borxhe
-
Graçanica hesht për borxhin afro 4 milionë euro