Prej sot, forcat e Turqisë do të marrin komandën e trupave paqeruajtëse të KFOR-it. Ndërrimi i komandës së KFOR-it do të bëhet në një ceremoni në Camp Film City në Prishtinë me fillim prej orës 11:00.
Komandant i ri i KFOR-it do të jetë Ozkan Ulutas.
Ndërrimi i komandës së misionit të NATO-s në Kosovë vjen në një periudhë kur tensionet me Serbinë shënuan rritje, pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga një sulm terrorist prej një grupi të armatosur e uniformuar serb.
Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me forca ushtarake.
Deri tash, komandën e KFOR-it e ka pasur Italia, që e nisi udhëheqjen një vit më herët. Komandant ka qenë Angelo Michele Rusticcia.
-
Turqia, për herë të dytë, merr komandën e KFOR-it në tetor
-
Gjenerali turk Ozkan Ulutas merr drejtimin e misionit të NATO-s në Kosovë
-
Turqia merr nesër komandën e KFOR-it
-
Turqia pritet ta marrë komandën e KFOR-it nga vjeshta
-
Komandanti i KFOR-it njofton Beogradin për reduktimin e trupave në Kosovë pas përmirësimit të gjendjes