Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga shtatori do të hyjnë në përdorim tekstet shkollore alternative

Foto: Koha

Viti i ri shkollor pritet tё nisë me tekste alternative. Librat alternativё krijojnë mundësinë qё Kёshilli i Shkollёs t’i pёrzgjedhë vetë tekstet me tё cilat dёshirojnё tё ligjërojnë mёsimdhёnёsit, ka njoftuar ditë më parë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Presim që mësimdhënësit të jenë në nivel të detyrës, t’i analizojnë të gjitha tekstet dhe të vendosin se cilat janë më të përshtatshme dhe më cilësore për arritjen e rezultateve të synuara sipas kurrikulës”, ka shkruar Nagavci.

Iniciativën pёr tekstet alternative e ka vlerësuar të rёndёsishme edhe eksperti i arsimit, Rinor Qehaja.

“Ajo çka duhet tё sigurohemi ёshtё qё shkolla dhe komuniteti i mёsimdhёnёsve kanё kapacitete tё mjaftueshme pёr me i rishiku dhe me e bo pёrzgjedhjen e duhur pa ndikim dhe me interes pёr vetë nxёnёsit”, ka thënë Rinor Qehaja, drejtor ekzekutiv nё Institutin EdGuard.

Se librat shkollorë pёrmbajnё gabime strukturore, drejtshkrimore e shkencore e ka konfirmuar jo vetëm Ministria, por edhe njohёsit e pavarur tё arsimit dhe monitoruesit e tij. Kjo e ka shtyrë Ministrinë e Arsimit të planifikojë rishikimin e Ligjit pёr botimin e teksteve.

E, sipas Rinor Qehajës, rishikimi i kёtij ligji do tё ndihmojë procesin e pёrzgjedhjes sё teksteve dhe mbi tё gjitha kthimin e autorësisë së librit tek autori.

“Ligji aktual pёr tekste shkollore ka nevojё tё rishikohet. Ky rishikim ka filluar pёr tashmё 6 vjet me radhё dhe shpresojmё shumё qё tё dёrgohet nё Kuvend nё fund tё nёntorit, sikurse edhe ёshtё paraparё nё Kalendarin e Kuvendit”.

Edhe Nagavci: Nga viti i ardhshëm nis rishikimi i teksteve mësimore Arbëri Nagavci: Nga viti i ardhshëm nis rishikimi i teksteve mësimore

Mё 2019, Ministria e Arsimit ka miratuar 30 tekste shkollore nga shtёpia botuese ALBAS, tё cilat kanё hyrё nё pёrdorim po atё vit.

KOHA ka tentuar tё marrё informata nga Ministria rreth ndryshimeve që mund të pësojnë tekstet e reja shkollore, por nuk ka marrё pёrgjigje.