Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci, ka reaguar pas incidentit në Kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Mat.
Ai në një shkrim në Facebook ka bërë një krahasim të Konventës së nëntë të PDK-së ku Kadri Veseli u rizgjodh kryetar i kësaj partie dhe procesit zgjedhor të nëndegës së LDK-së, e cila është pjesë e Degës së Tretë presidenti Ibrahim Rugova.
“Viti 2019. Kosovë. Prishtinë. Sallë lart, sallë poshtë. Njerëz lart, njerëz poshtë. Karrige lart, karrige poshtë. Karrige n'tokë, karrige n'hava. Gjej dallimet!”, ka thënë ai.

“Brezi i karrigeve” ka shkruar me një tjetër postim në profilin e tij në Facebook, duke shpërndarë me të njëjtin videon me pamjet nga përleshja me grushte e karrige sot në Mat.
Lexo edhe: Kryetari i nëndegës së LDK-së në Mat akuzon Abrashin për dhunën
Ndërkohë edhe deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar pas incidenteve që po ndodhin në kuvendet zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Edhe
Grushtet e karriget vazhdojnë ta përcjellin procesin zgjedhor në LDK
Ai në një postim në Facebook shkruan se sikur të kishin plasur grushtet në AAK si në LDK, “atëherë i madh dhe i vogël do t’i bënin për pesë para”.
“Me pas plase grushtat në Aleancë siç po ndodh me LDK-në, ishin çu i madh e i vogël prej tyre e na kishin ba për pesë pare! Po mua më pëlqen kur Aleanca, ani pse edhe ajo me plot gabime, e ruan njëfarë zotnillëku në diskursin publik”, ka thënë ai.
Ndryshe, në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, e cila është pjesë e degës së tretë presidenti Ibrahim Rugova, ka shpërthyer dhuna, ku janë hedhur karrige dhe janë shpërndarë grushte e shuplaka ndërmjet përkrahësve të Hazir Borovcit dhe atyre të Arban Abrashit.
-
Haziri për karriget në LDK: Shqiptarët janë lodhur nga “muskujt” kundër vëllait
-
Pacifistët të dhunshëm mes vete
-
Deklarimet se përplasjet në LDK po i shkaktojnë partitë e tjera, shqetësuese e absurde
-
LDK-ja zgjedh përjashtimin e Borovcit dhe Abrashit për të ulur tensionet në degën e “Ibrahim Rugovës”