Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga kuleta e shtetit Pacolli pagoi 662 euro drekë në hotelin e tij

Aktualisht zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, në qeverinë e dikurshme të Hashim Thaçit, Behgjet Pacolli, kishte paguar një drekë nga kuleta e shtetit në hotelin e tij, ‘Swiss Diamond’.

Kjo faturë e datës 26 korrik 2012 ishte regjistruar si “drekë me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë”.

Shteti ia kishte paguar drekën Pacollit në vlerë prej 662 euro e 30 centë.

8 file salmon në vlerë 88 euro, biftek 15 euro, 19 supa në vlerë prej 76 euro, ananas natyral në total 32 euro për 8 copa, 19 sallata në verë 152 euro, 11 gjoks pule në vlerë 165 euro, 8 akullore e shumë produkte tjera, që në total bëjnë 662 euro e 30 centë. Këto mjete i janë paguar hotelit të zëvendëskryeministrit nga paratë e taksapaguesve.

Swiss Diamond, bazuar në të dhënat e Publikuara në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit është në pronësi të “Mabetex Holding”. E Mabetex Holding, bazuar në të dhënat e ARBK-së është pronë e Behgjet Pacollit. Përveç Pacollit, pronësi në këtë ndërmarrje kanë edhe dy kompanitë të tjera: ‘Immobiliare RED’ dhe ‘Immobiliare BLU’.

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, e mbante pozitën e njëjtë edhe në 2012. Këto të dhëna janë në faturat që BIRN i ka marrë pas 6 vitesh nga Zyra e Kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi.

Edhe Kosova ndër 20 shtetet që “pasuruan” Trumpin sa ishte president Arbëri Kosova ndër 20 shtetet që “pasuruan” Trumpin sa ishte president

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë./Kallxo.com