Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga gushti nis zbatimi i rregullores për ndotjen akustike në Prishtinë

Duke nisur nga nesër [e martë], Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të nisin zbatimin e rregullores për ndotjen akustike.

Drejtori i inspektoratit, Florian Dushi bashkë me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica u takuan me drejtorin e Policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani për të diskutuar detajet e fundit para se të fillojë zbatimi i rregullores në teren, sipas njoftimit të Komunës

“Në bazë të rregullores do të gjobiten të gjitha lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar të nivelit të zërit”, thuhet në njoftim.