Instituti i Mjekësisë Ligjore ka udhëhequr gërmimet e sotshme në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës, me dyshimin se janë varrosur shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Dhe, pas disa orëve gërmime, nuk është gjetur mbetje mortore, ka bërë të ditur Arim Gërxhaliu, drejtor i këtij instituti.
Gërmimet janë kryer nga ora 9:30 deri në orën 12:30.
Gërmime në këtë pjesë ka pasur edhe më herët, por pritet të ketë edhe në të ardhmen.
Në fakt, siç shkruan Kossev, ish-koordinatori i EULEX-it për zhvarrime, Krassimir Nikolov, në këtë lokacion qysh më 1999 ka pasur gërmime në kërkim të mbetjeve mortore. Sipas tij, deri më 2002, ishin kryer dhjetë operacione të gërmimeve dhe ishin gjetur 48 trupa, derisa deri më 2017, janë gjetur 89 trupa.
Ndërkohë, më 5 maj do të rinisin gërmimet në Kizhevak të Serbisë, të ndërprera për shkak të dimrit, ka bërë të ditur Gërxhaliu.
-
Të mërkurën rifillojnë gërmimet në Kizhevak
-
Gërxhaliu: Dyshohet për mbetje tjera mortore në varrezat e myslimanëve në veri, gërmimet në pranverë
-
IML-së ende s’i është dhënë leje për vazhdimin e gërmimeve në Kizhevak
-
Në varrezat në Mitrovicë të Veriut gjenden mbetje mortore, mund të jenë të viktimave të luftës
-
IML: Java e tretë që po zhvillohen gërmime në Kozhle të Novi Pazarit