Organizata joqeveritare Germin, e akredituar për të vëzhguar procesin e numërimit të votave, ka njoftuar se deri në mesnatën e së martës, janë verifikuar 1.490 fletëvotime nga jashtë dhe prej tyre janë refuzuar 380.
1.110 janë aprovuar.
Për zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë kanë mbërritur 43.447 pako, e secila mund të përmbajë nga disa fletëvotime.
“Germin përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ne, çdo ditë do t'ju mbajmë të informuar në lidhje me këtë proces deri në përfundimin e tij”, thuhet në njoftimin e organizatës Germin, të mërkurën.
Artikuj të ngjashëm
-
Verifikohen 5.778 vota nga diaspora, refuzohen 1.632 prej tyre
-
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e votave me postë, mbi 82 mijë pako të aprovuara
-
Refuzohen mbi 2.800 pako të votave të diasporës, aprovohen mbi 72 mijë
-
Refuzohen mbi 2200 pako me vota me postë, shkak dëftesa e regjistrimit
-
Nga 23 mijë pako të verifikuara të diasporës, aprovohen 22,601 e refuzohen 755