Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër shkollat e Prishtinës në pushim, jo edhe çerdhet

Nesër, për nder të Ditës së Çlirimit, nuk do të punojnë institucionet arsimore në vend. Por një gjë e tillë nuk vlen për çerdhet.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi.

“Sipas kalendarit shkollor, nesër nuk do të punojnë shkollat. Ndërsa çerdhet punojnë”, ka thënë ai përmes telefonit.