Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) në komunikatë për media ka thënë se derisa shkollat nuk do të punojnë të premten për shkak të protestës, ajo ka kërkuar nga anëtarësia në çerdhe mirëkuptim që të mos ndalet puna nesër.
“Në këtë protestë do të jenë edhe anëtarësia e SBASHK-ut nga të gjitha Universitetet e Kosovës, kurse nga anëtarësia jonë në çerdhe kërkojmë mirëkuptim në mënyrë që puna atje të mos ndalet nesër, por përfaqësues nga këto institucione të marrin pjesë në protestë pa e cenuar rrjedhën e procesit të punës në çerdhe”, thuhet në komunikatë të SBASHK-ut.
Të premten institucionet arsimore në vend nuk do të punojnë pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka vendosur që t’i bashkohet protestës së thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Sipas kësaj sindikate, mësimdhënësit nga i gjithë vendi do të nisen drejt Prishtinës për të qenë pjesë e protestës.
“Pas një debati konstruktiv është rikonfirmuar se në protestën e thirrur më 20 maj nga BSPK-ja e bazuar në zërin e anëtarësisë do të marrin pjesë në mënyrë masive edhe të punësuarit në sektorin e arsimit. Duke u bazuar në këtë pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut kanë sjellë vendim që të premten shkollat nuk punojnë sepse punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
SBASHK-u mbështet grevën dyorëshe në shkollën “Pavarësia”, paralajmëron veprime nëse s’merren masa konkrete
-
SBASHK: Vonesat në formimin e qeverisë po e dëmtojnë procesin arsimor
-
Një efekt “pozitiv” i moskonstituimit të Kuvendit, SBASHK-u heq dorë nga greva
-
Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë