Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër, e martë, 14 maj, të mbahet seancë e jashtëzakonshme për gjendjen në Telekom dhe masat që ka marrë Qeveria në zbatimin e Rezolutës së vitit të shkuar.
Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe ai i LDK-së.
Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë “Gjendja në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës nr.06-R-013, dt.12.07.2018 lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës”.
Seanca do të nisë në orën 10:00.

Artikuj të ngjashëm
-
Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
-
Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
-
VV-ja fton deputetët që të tregojnë maturi e t’i votojnë ligjet e marrëveshjet në seancën e nesërme
-
Përplasje në Kuvend rreth seancës për presidentin
-
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite ndryshimi i Buxhetit dhe Byroja