Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen emergjente për krizën energjetike në Kosovë.
Mbi 40 nënshkrime janë mbledhur për caktimin e kësaj seance nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Seanca do të mbahet nga ora 11:00.
Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente me rrymë më 24 dhjetor.
Masat emergjente përfshijnë vendosjen e kufizimit në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Vendimi parasheh themelimin e një Komiteti Teknik Emergjent me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve te Ministrja e Ekonomisë. Ky Komitet ka për detyrë të rekomandojë zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të krijuara nga kriza ekonomike. Pas rekomandimeve Ministria duhet të publikojë masat kufizuese obligative.
Edhe
Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
{gallery}