Nesër në orën 9.00 fillon gjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë njoftim e ka bërë publik përmes rrjetit social Facebook, avokati Tomë Gashi, transmeton Koha.net.
“Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin kryesor për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22 gusht 2017. Këta janë akuzuar pa asnjë provë kredibile, kinse për rastin e sulmit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës”, shkruan avokati Tomë Gashi.
“Se populli nuk i beson këtij inskenimi, më së miri vërtetohet edhe me faktin se Frashër Krasniqi nga arresti shtëpiak në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkruan Gashi.
Këta aktivistë akuzohen për sulm mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
-
Sot nis gjykimi ndaj katër aktivistëve të VV-së
-
Më 4 mars kthehet në rigjykim rasti i sulmit ndaj Kuvendit
-
Seanca e radhës ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes
-
Sot shpallet aktgjykimi ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes për sulmin në Kuvend
-
Vendimi për aktivistët e VV-së të premten, Prokuroria kërkon dënimin e tyre