Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot shpallet aktgjykimi ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes për sulmin në Kuvend

Gjykata Themelore e Prishtinës sot do të shpallë aktgjykimin në rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016.

Sipas Gjykatës, shpallja e aktgjykimit sot, në ora 13:00. Këtë vendim Gjykata e kishte marrë pasi palët dhanë fjalën përfundimtare në rastin e të akuzuarve: Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fjalën përfundimtare, avokati i Frashër Krasniqit ka thënë se prokurori ka dështuar të bindë se sulmi kundër Kuvendit të Kosovës është kryer nga klienti i tij dhe të akuzuarit e tjerë.

Ndërsa, prokurori i Prokurorisë Speciale kërkoi nga Gjykata të shpallë të pandehurit fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Të katër të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti, aktakuzën e kishin quajtur politike, ndërsa kërkesat e tyre për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës ishin refuzuar nga Gjykata Themelore.