Të premten, 27 dhjetor, do të ndërprehet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.
Ndërprerja e qarkullimit bëhet sepse do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga njëra anë e zgjerimit të rrugës.
“Ju njoftojmë që ditën e premte me datën 27.12.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.6 i masave shkëmbore nga ana e djathte e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.
-
Ndërpritet qarkullimi i automjeteve në rrugën Gjakovë – Klinë
-
Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër
-
Shkaku i minimit do të ketë ndërprerje të qarkullimit në rrugën Klinë - Prishtinë
-
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minimi shkëmbor
-
Rruga Dollc-Gjakovë të martën do të mbyllet për qarkullim