Rruga nga udhëkryqi Gjakovë-Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik do të mbyllet nga nesër, 4 mars, për shkak të punimeve që do të kryhen. Qarkullimi do të ndërpritet nga ora 8:00 e së mërkurës dhe mund ndëprerja mund të zgjasë 48 orë.
Ministria e Infrastrukturës njoftoi se do të riparohet gropa pranë urës në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit.
“Ju njoftojmë se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë–Dollc (LOT-4), do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë Urës nr. 7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit. Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë–Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Ministria ka theksuar se ndërprerja e trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e riparimit të gropës, “por jo më gjatë se 48 orë”.
-
Ndërpritet qarkullimi i automjeteve në rrugën Gjakovë – Klinë
-
Deri në 18:00 rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar, shkak punimet
-
Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugë
-
Mbyllet për tetë ditë qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave