Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në vendin tonë, do të mbajë mot kryesisht me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, kjo si pasojë e fushave anticiklonike të spostuara ditë më parë nga pjesa jugperëndimore e kontinentit dhe njëkohësisht të bllokuara në pjesën më të madhe të gadishullit Ballkanik. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, IHMK thotë se në bazë të parashikimeve synoptike, reshje shiu të mjaftueshme priten në gjysmën e dytë të muajit, kurse ky 15- ditëshi i parë mbetet me deficit të reshjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve tjera.
|
|
07.11.2018 |
|
|
Temp. Min 0C |
Temp. Max 0C |
|
|
Prishtinë |
2 |
19 |
|
Pejë |
3 |
18 |
|
Prizren |
4 |
19 |
|
Podujevë |
3 |
18 |
|
Ferizaj |
2 |
18 |
|
Gjilan |
2 |
19 |
|
Gjakovë |
4 |
19 |
|
Mitrovicë |
2 |
18 |