Arbëri

Nesër në Ditën Botërore të Ujit, Fushë Kosova gjatë ditës s’do të ketë ujë

Përveç aktiviteteve të ndryshme në Republikën e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate për media thotë se nuk do e ndalë punën, gjithnjë në shërbim të konsumatorëve të saj.

“Njoftojmë konsumatorët e Fushë Kosovës se, gjatë ditës së nesërme 22 mars 2019 ,do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 09.00 deri në orën 15.00. Ndërprerja e ujit në Fushë Kosovë do të bëhet për shkak të punimeve teknike në kyçjen e gypit me diametër fi 600 mm nga Operatori,, Alfa i”, thuhet në njoftim.

Në Ditën Botërore të Ujit bëhet thirrje që ai të kursehet

Këto punime, thuhet se po zhvillohen në kuadër të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për një jetë më të mirë e më të lehtë për të gjithë qytetarët.

“Ua kujtojmë se një pjesë e qytetit të Fushë Kosovës deri më tash, nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë. Muaji maj 2019 do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës”, përfundon njoftimi.