Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër konferencë për vazhdimësinë e hetimeve për rastin Dehari

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka konfirmuar se nesër, më 25.02.17 do të mbahet konferencë për vazhdimësinë e hetimeve për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, transmeton Koha.net.

“Bashkërisht me znj. Xhemile dhe z. Avni Dehari në konferencë do të prezantohet Instituti i Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari”, ka thënë Gashi përmes një postimi në Facebook.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20.12.2016 ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të eksperteve. Konferenca për media do të mbahet nesër në orën 12.00 h në zyrën time në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 (mbi Kino ABC)”, thotë ai.