Janë bërë tetë muaj prej kur rasti i vdekjes së Astrit Deharit ka kaluar në duart e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Avokati Tomë Gashi i është drejtuar sërish Prokurorisë që këtë rast ta konsiderojë të natyrës urgjente.
Ai ka thënë se si dëshmitar tashmë do të ftohet edhe ish-prokurori Sylë Hoxha, i cili më 2016, në cilësinë e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, kishte thënë se dyshohej që Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje, raporton KOHA.
Ekipi i institutit zviceran që ishte planifikuar të vinte në muajin prill, për shkak të situatës me koroanvirusin, pritet të jetë në Kosovë në muajin qershor.
Raporti i këtij instituti iu dorëzua vitin e kaluar institucioneve kosovare dhe familjes Dehari.
Aty u konstatua se gjasat që Astrit Dehari të ketë vrarë veten ishin tejet të vogla dhe se intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të merrej parasysh.
Edhe
Kurteshi: Ka fakte që vërtetojnë se Dehari është vrarë me urdhër nga lartë – unë s’i posedoj
Astrit Dehari ishte arrestuar më 30 gusht të vitit 2016, nën dyshimin se bashkë me aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes e sulmuan Kuvendin e Kosovës.
Ai vdiq më 5 nëntor të po të njëjtit vit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.